Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kumbulla falënderon tifozët e Romës për përkrahje

Marash Kumbulla

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Romës, Marash Kumbulla do të mungojë disa muaj dhe për të ka mbaruar stinori.

Kumbulla ka lënduar ligamentin kryqëzor të gjurit të djathtë gjatë ndeshjes të së shtunës kundër Milanit.

Mbrojtësi 23-vjeçar ka falënderuar përkrahësit e Romës për mbështetjen që ia kanë dhënë.

“Është vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar situatën në të cilën ndodhem. Sezoni nuk shkoi siç do të kisha dashur dhe u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. Jam shumë i zhgënjyer dhe do të më duhet kohë për t’u shëruar dhe për të qenë në gjendje të luaj përsëri”, ka shkruar Kumbulla në rrjetet sociale të hënën. Kumbulla ka luajtur shtatë ndeshje për Romën në Serie A. Ai edhe më herët në sezonin aktual ka pasur probleme me lëndime. Me Romën ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.