Lëndimi i mbrojtësit shqiptar të Romës, Marash Kumbulla, po del të jetë më i rëndë se që pritej. Mbrojtësi raportohet se ka këputur ligamentin e gjurit.
Kumbulla u lëndua në minutën e 15-të të ndeshjes me Milanin. Ai u detyrua të tërhiqej nga fusha. Fillimisht dukej si lëndim i pjesës mbi gju, por “Sky Sport Italia” ka raportuar në mbrëmjen e së shtunës se qendërmbrojtësi ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë.
Për të tashmë ka marrë fund sezoni.
Në ndeshjen derbi me Milanin, Roma barazoi 1:1.