Florent Muslija ka pësuar lëndim të rëndë, që është konfirmuar të dielën nga klubi i tij, Fortuna Dusseldorf.
Muslija nuk do të luajë për Kosovën në miqësoret e qershorit dhe pritet të mungojë edhe në ndeshjet e vjeshtës, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Ai ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë. Ky lëndim kërkon pushim të gjatë, në raste deri në një vit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuslija u lëndua të premten në ndeshjen e Dusseldorfit ndaj Holtein Kiel. Ai ishte larguar vetëm me ndihmën e mjekve nga fusha.
Muslija është lojtar shumë i rëndësishëm si te Kosova ashtu te Fortuna Dusseldorfi, që garon në Bundesliga 2.
Te Kosova luan pas sulmuesve dhe kryen shumë punë në fushë, sidomos në lojën ofenzive.