Fortuna Dusseldorfi ka njoftuar se Florent Muslija e ka përfunduar me sukses operimin.
Muslija këputi ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë në ndeshjen e Dusseldorfit ndaj Holtein Kielit në fillim të këtij muaji..
“Florent Muslija u operua me sukses në ligamentin e kryqëzuar. Të urojmë shërim të shpejtë nga thellësia e zemrave tona, Mukki”, shkruan në njoftimin e klubit gjerman.
Muslija nuk do të luajë për Kosovën në miqësoret e qershorit dhe pritet të mungojë edhe në ndeshjet e vjeshtës, të vlefshme për Ligën e Kombeve.