Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Marash Kumbulla

Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, ka pësuar lëndim në ndeshjen ndaj Monzas.

Ai ishte titullar për herë të parë këtë edicion, por gjërat nuk shkuan mirë.

Kumbulla u detyrua të largohet nga ndeshja në minutën e 28-të shkaku i një lëndimi. Vendin e tij e zuri anglezi Chris Smalling, i cili po e luan ndeshjen e 100-të për Romën.