Prishtina ka zhvilluar të hënën pasdite seancën e parë zyrtare stërvitore, pasi autoritetet dhanë leje për këtë. Prishtina ka njoftuar se skuadra nuk ishte e kompletuar, ndërsa stërvitja është mbajtur në Bërnicë.
Edicioni në Superligë pritet të rifillojë në javën e parë të qershorit.
Prishtina ka falënderuar Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe të parin e FFK-së Agim Ademi me rastin e rifillimit të stërvitjeve.
Me stërvitje kanë nisur edhe skuadra tjera si Flamurtari.
Në fakt disa skuadra kishin ushtruar ende pa dhënë leje autoritetet. Për këtë kishte akuza mes klubeve, ndërsa kishte reaguar edhe FFK-ja.
Artikuj të ngjashëm