Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet planifikojnë të dalin në stërvitje sot pasdite

Disa klube të Superligës së Kosovës në futboll po planifikojnë të rifillojnë me stërvitje sot pasdite, pas lejes të marrë nga Ministria e Shëndetësisë për fillimin e stërvitjeve.

Ballkani, Prishtina, e Flamurtari, kanë planifikuar stërvitje sot nga ora 17:00, siç mëson KOHA. Prishtina do të stërvisë në Bërnicë, ndërsa Flamurtari te stadiumi i vet. Po ashtu edhe skuadra e Feronikelit do të dal sot në stërvitje. 

Ministria e Shëdetësisë sot ka lejuar klubet e Superligës në futboll që të nisin me stërvitje, ndërsa ndeshjet mund të rifillojnë nga qershori. 

Artikuj të ngjashëm