Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Simnica largohet nga Koelni U19, kërkohet nga Stuttgarti

Luan Simnica do të largohet nga Koelni pas 11 vjetësh të kaluara te kjo skuadër.

Koelni nuk ka shfaqur interesim që ta inkuadrojë atë në ekipin e parë, por skuadra tjetër e Bundesligës gjermane, Stuttgarti, dëshiron që ta ketë në ekip mesfushorin e talentuar.

Te Koelni, asistenti i trajnerit Steffen Baumgart, Andre Pawlak, muaj më parë kishte deklaruar se Simnica është “shumë i mirë me këmbën e majtë, është lojtar agresiv që tashmë është zhvilluar shumë dhe i ka shfaqur vlerat”.

Simnica me skuadrën U19 të Koelnit shkoi deri në gjysmëfinale të kampionatit gjerman, ndërsa triumfoi në Kupën e Gjermanisë për këtë grupmoshë.

“Kicker” ka shkruar të dielën se nuk është vetëm Stuttgarti i interesuar për shërbimet e Simnicës 19-vjeçar.

Ka interesim edhe nga ekipet elitare të Zvicrës dhe Austrisë. Ai është i grumbulluar me U21 të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm