Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një talent shqiptar po rritet te Koelni

Luan Simnica është shqiptari i FC Koelnit që po rritet te skuadra e Bundesligës gjermane.

Për shkak të ndeshjeve kualifikuese të “Euro 2024”, futbollistë të Koelnit janë të angazhuar me përfaqësueset e tyre.

Dhe në ndeshjen miqësore të luajtur të enjten kundër St. Truidenit të Belgjikës, është ftuar 19-vjeçari Simnica, që luan me të rinjtë e Koelnit.

Koelni e humbi ndeshjen 1:0, kurse Simnica e kompletoi ndeshjen.

Ai është mesfushor defensiv, por në këtë ballafaqim luajti si qendërmbrojtës. Lëvdata të mëdha për të ka dhënë ndihmëstrajneri i Koelnit, Andre Pawlak.

“Simnica është mesfushor defensiv shumë i fortë me të majtë shumë të mirë. Ai është lojtar agresiv që është zhvilluar shumë dhe e ka treguar veten në skuadrën tonë”, ka thënë Pawlak, shkruan “Kicker” të enjten.