Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Simeone thumbon Guardiolan pas incidentit të lojtarëve në tunel

Diego Simeone bëri një thumbim të fshehtë ndaj Pep Guardiolës në një natë të egër dhe me humor të keq në stadiumin “Wanda Metropolitano” të mërkurën, ku kalimi i Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve u la në hije nga një përleshje në fushë dhe në tunel. Simeone u pyet pas ndeshjes nëse mendonte se Guardiola nuk e kishte respektuar atë gjatë çerekfinales, të cilën City e fitoi 1:0 në total pas një barazimi pa gola në ndeshjen e dytë.

“Shpesh njerëzit që kanë një fjalor të shkëlqyeshëm, që janë shumë inteligjentë, mund t'ju lavdërojnë me përbuzje. Por ne që kemi pak më pak fjalor, nuk jemi budallenj”, tha Simeone.

Pas ndeshjes së parë Guardiola tha “në parahistori, sot dhe në njëqind mijë vjet, është shumë e vështirë të sulmosh një formacion 5-5-0”, që nga disa u konsiderua si një kritikë për stilin mbrojtës të Atleticos.

Guardiola këmbënguli se ai kishte lavdëruar vetëm qëndrueshmërinë e Atleticos.

“Ai mund të luajë si të dojë, gjithçka që kam thënë është, se është shumë e vështirë të luash kundër tyre”, tha Guardiola. “Unë e kam respektuar gjithmonë këtë institucion dhe këtë ekip, nuk do të guxoja kurrë ta sulmoja këtë ekip. Kur një ekip di të mbrohet si asnjë ekip tjetër në botë, është e vështirë”.

Edhe Presidenti i Atleticos kritikon taktikën e Guardiolës: City luajti futboll defanziv, futboll parahistorik Sport Presidenti i Atleticos kritikon taktikën e Guardiolës: City luajti futboll defanziv, futboll parahistorik

As Simeone dhe as Guardiola nuk kanë dashur të komentojnë sjelljen e lojtarëve të tyre gjatë ndeshjes apo në tunel.

“Nuk e pashë”, tha Simeone për incidentin. “Unë isha në fushë duke duartrokitur tifozët. Në kohën kur hyra brenda nuk ishte askush atje”.

Policia hyri në tunel pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa përleshjet vazhduan mes lojtarëve, me pamjet që tregonin Stefan Saviqin e Atleticos duke i bërtitur Jack Grealishit të Cityt, ndërsa Sime Vrshalko i indinjuar duhej të ndalohej që të përballej me Kyle Walkerin. Në një moment, Vrshalko duket duke pështyrë nëpër tunel në drejtim të Walkerit.

UEFA ende nuk ka konfirmuar nëse do të hapë një hetim për incidentet. Felipe i Atleticos u përjashtua me karton të kuq në fund të ndeshjes pasi goditi Phil Fodenin, mesfushorin e Manchester Cityt, i cili tashmë kishte një fashë rreth kokës nga një duel i mëparshëm pikërisht me Felipen. Goditja dhe rënia e Fodenit shkaktuan një përleshje në cepin e fushës, teksa lojtarët, zëvendësuesit dhe stafi u futën me shpejtësi. Mbështetja pengoi vrullin e Atleticos ndërsa u përpoq për golin e nevojshëm që ta çonte ndeshjen në vazhdime. Atletico ndjeu se lojtarët e Cityt po humbnin kohë.

“Nuk e di nëse ne po humbnim kohë apo ata u përfshinë në zënka”, tha mbrojtësi i Cityt, Aymeric Laporte. “Ne e dimë se si janë ata dhe çfarë kanë bërë më parë”.

Edhe City synon fitore edhe në Madrid Sport City synon fitore edhe në Madrid

Kapiteni i Atletico Madridit, Koke, tha: “Shumë herë ne kritikohemi për këto gjëra. Pra, le të shohim se çfarë mendojnë njerëzit për këtë ndeshje. Ata e kanë parë, kështu që le të vendosin vetë”.

Manchester City tani do të përballet me Real Madridin në gjysmëfinale, ndërsa Liverpooli do të ndeshet me Villarrealin.