Diego Simeone u ka bërë thirrje kritikëve të stilit të lojës së Atletico Madridit që të tregojnë respekt në prag të ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.
Dueli mes Atleticos e Cityt zhvillohen të mërkurën në Madrid prej orës 21:00. Në ndeshjen e parë, Atletico pësoi me rezultatin 1:0 dhe u kritikua për lojën defensive.
“Prejse kam nisur zejen e trajnerit në vitin 2005, nëse nuk gabohem, kurrë nuk e kam kritikuar ndonjë koleg timin. Ka mënyra të ndryshme të lojës dhe unë kam stilin tim, i cili duhet të respektohet nga të tjerët”, tha Simeone të martën në konferencën për shtyp.
“Bazuar në rezultatin e ndeshjes së parë, ne kemi shpresë së mund të avancojmë tutje. Shpresoj që të luajmë mirë, të jemi më të shpejtë në kundërsulme dhe lojtarët tanë kryesorë të paraqiten mirë. Gjithçka është e mundur në duelin e kthimit”.