Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, i është përgjigjur trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, pas kritikave të tij ndaj taktikës së Diego Simeones. Cerezo ka akuzuar trajnerin katalonjas se po luan futboll parahistorik.
Një përballje e zjarrtë çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes gjigantëve të Premier Leagues dhe La Ligas dha momente emocionale brenda dhe jashtë fushës. Temperamenti ishte në kulm në fund të ndeshjes së dytë në Spanjë, që u pasua nga një përleshje masive mes lojtarëve.
City barazoi pa gola të mërkurën mbrëma, duke ruajtur epërsinë prej 1:0 nga ndeshja e parë. Cerezo pretendon se Guardiola në “Wanda Metropolitano” kishte qasje të ngjashme me atë që e kundërshtoi kur Atletico luajti thellë në mbrojtje në Etihad në ndeshjen e parë.
Pasi dëgjoi Guardiolan duke sugjeruar se Atletico luajti futboll “parahistorik” në Manchester, ndërsa Kevin De Bruyne tha se Simeone kishte rreshtuar skuadrën në sistemin 5-5-0, Cerezo i tha Radio Marcas se City ishte plotësisht i fokusuar në mbrojtje në ndeshjen në Spanjë.
“Ne luajtëm lojë të mirë, lojë sulmuese. City dje luajti parahistorinë, duke u mbrojtur dhe vendosi një mur para portës që ne të mos shënonim. Të gjithë e kanë parë. City ishte një ekip plotësisht defanziv. Në pjesën e dytë anglezët kishin një goditje në portë. Dje u tregua se secili ka parahistorinë e tij. Ishte një ndeshje që me pak fat do të na dërgonte në gjysmëfinale. Nuk kishim fat që të shënonim gol dhe të arrinim në vazhdime”, ka theksuar Cerezo.
-
Simeone thumbon Guardiolan pas incidentit të lojtarëve në tunel
-
City synon fitore edhe në Madrid
-
Simeone bën thirrje që ekipi i tij të respektohet para duelit me Cityn
-
Krenar me stilin denfesiv, Atletico ende gjallë në duelin kundër Cityt
-
Përplasje stilesh në ndeshjen e Cityt me Atleticon në Champions