Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Simeone mohon të ketë folur me Ronaldon

Në afatin kalimtar të verës, është raportuar se Cristiano Ronaldo mund të transferohet tek Atletico Madridi.

Madje, ka zëra se një gjë e tillë mund të ndodhë në janar të vitit 2023.

Megjithatë, të gjitha i ka mohuar trajneri i Atlelticos, Diego Simeone.

“Unë kurrë nuk kam folur me Cristiano Ronaldon për të ardhur këtu, kurrë. Ashtu siç nuk e shoh veten duke stërvitur Real Madridin, nuk e shoh as Cristianon tek Atletico Madrid”, tha Simeone, përcjellë Fabrizio Romano të martën.

Ronaldo është pjesë e Manchester Unitedit dhe ka kontratë deri në fund të sezonit. Mediat në Angli raportojnë se largimi tij mund të ndodhë në janar, pasi nuk është i kënaqur tek ekipi anglez.

Artikuj të ngjashëm