Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tucheli kundër transferimit të Ronaldos

Cristiano Ronaldo dëshiron ta largohet nga Manchester Unitedi këtë verë.

Portugezi karrierën mund ta vazhdojë te Chelsea.

Por, pavarësisht që klubi nga Londra është i lidhur me transferimin e 37-vjeçarit, “Daily Mail” pretendon se trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, po heziton ta marrë Ronaldon.

Tucheli mendon se Ronaldo nuk është lojtari i duhur që i duhet skuadrës.

Ai ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitin 2023.