Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea nuk ka hequr dorë nga Ronaldo

Te skuadra e Chelseat ende po mendojnë për transferimin e Cristiano Ronaldos, ka njoftuar “The Sun” të martën. Bëhet e ditur se Ronaldo nuk e ka tërhequr kërkesën për t’u larguar nga Manchester Unitedi dhe gjatë afatit kalimtar të janarit mund të transferohet te Chelsea.

Pronari i Chelseat, Todd Boehly, po synon transferimin e portugezit, pasi me një lëvizje të tillë është pajtuar edhe trajneri i ri Graham Potter. Portugezi 37-vjeçar po shpreson të largohet nga Unitedi në fillim të vitit të ardhshëm, pasi po dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve,

Po ashtu, Ronaldo nuk është i kënaqur as me minutazhën që e ka pasur deri më tani nga trajneri Erik ten Hag. Në tetë paraqitje ai ka vetëm një gol të shënuar.

Ronaldo ka kontratë me Unitedin deri në fund të këtij edicioni, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.