Pronari i Chelseat, Todd Boehly, po përgatitet për një transferim të madh në afatin kalimtar të janarit.
ESPN ka raportuar të hënën se Boehly po synon transferimin e Cristiano Ronaldos në “Stamford Bridge” në fillim të vitit të ardhshëm. Mësohet e ditur se Boehly ka kontaktuar personalisht me Ronaldon, i cili është i dëshpëruar të largohet nga Manchester Unitedi në fillim të vitit të ardhshëm.
Në fakt, Boehly kishte tentuar ta transferonte Ronaldon këtë verë, por kundër transferimit të tij ishte trajneri i atëhershëm i Chelseat, Thomas Tuchel. Boehly po e sheh portugezin si përforcim të madh për ekipin e tij dhe për këtë arsye po e do me çdo kusht në skuadër.
37-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në fund të këtij sezoni, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Megjithatë, Ronaldo po ndihen i nënvlerësuar tek Unitedi, pasi këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit nën trajnerin Erik ten Hag. Në 12 ndeshje të luajtura deri më tani, Ronaldo ka dy gola e një asistim.