Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sigal Prishtina pëson humbjen e dytë në ligën ENBL

Sigal Prishtina liga ENBL

Sigal Prishtina ka pësuar humbjen e dytë në Ligën ENBL. Bardhekaltrit janë mundur në Tallin të Estonisë nga Kalev/Cremo me rezultatin 61:50.

Kalev/Cremo e nisi ndeshjen më mirë me një seri prej 5:13, dhe gjatë gjithë çereku të parë ishte në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 21:12. Por kryeqytetasit nuk u dorëzuan dhe u rikthyen shpejt në periudhën e dytë, ku barazoi shifrat në 30:30, sa përfundoi pjesa e parë.

Por, në pjesën e dytë, kundërshtarët e prishtinasve ishin më të mirë dhe triumfuan në fund 61:50.

Te Prishtina më i dalluari ishte Dustin Thomas me 15 pikë e nëntë kërcime.

Prishtina ka dy humbje në dy ndeshje. Të shtunën pësoi nga ekipi ukrainas BC Budivelnyk me rezultat të thellë 85:62.