Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina me fitore të thellë në Ligën ENBL

Sigal Prishtina ka vazhduar me fitore. Të martën, Prishtina e mposhti skuadrën nga Lituania, Siauliai. Ndeshja u luajt në Tallin të Estonisë në kuadër të Ligës ENBL.

Prishtina fitoi me rezultatin 91:67. Shkëputjen skuadra e kaltër e bëri në periudhën e parë e më pas në periudhën e tretë.

Dustin Thomas shkëlqeu te Prishtina me 23 pikë e dhjetë kërcime. Brooks Debisschop shtoi 18 pikë e 11 kërcime, ndërsa kapiteni Dardan Berisha realizoi 13 pikë, dhjetë asistime e katër kërcime. 13 pikë i kishte edhe Derrick Wlson, që shtoi edhe tetë asistime.

Prishtina në ENBL i ka dy fitore e tri humbje.

Të mërkurën Prishtina luan me TalTech/OPTIBET nga Estonia. Edhe kjo ndeshje zhvillohet në Tallin.