Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sigal Prishtina luan ndeshjet e radhës në ENBL League

Sigal Prishtina liga ENBL

Pas ecurisë fantastike në Superligën e Kosovës në basketboll, Prishtina këtë mesjavë do t’i luajë dy ndeshjet e radhës në kuadër të ENBL League. Të dy ndeshjet, Prishtina do t’i luajë në Estoni, ku fillimisht do të përballet me ekipin nga Lituania, Siauliai dhe pastaj estonezët TalTech/Optibet.

Duelin e parë, Prishtina e luan të martën kundër Siauliait, i cili zhvillohet prej orës 15:00 në palestrën “Taltech Spordihoone”. Në të njëjtën palestrë, Prishtina do të përballet edhe me ekipin TalTech/Optibet, por të mërkurën prej orës 17:00.

Këto ndeshje i takojnë Grupit A, në të cilin Prishtina ka regjistruar një fitore karshi katër ndeshjeve të luajtura. Aktualisht, Prishtina zë vendin e gjashtë në grup me pesë pikë të mbledhura, sa i ka edhe Siauliai por që renditet i pesti. Ndërkohë, në pozitën e fundit reditet TalTech/Optibet me katër pikë të mbledhura dhe asnjë fitore të shënuar deri më tani.