Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtohet konkurrenca për Grimaldon

Pas Juventusit, edhe Arsenali e Barcelona janë futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Alejando Grimaldo.

E përditshmja portugeze “Record” bën të ditur të mërkurën se tri skuadrat po insistojnë në transferimin e Grimaldos në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata me Benfican. Grimaldo po tregon paraqitje të mira te Benfica, por ende nuk e ka pranuar ofertën e klubit portugez për kontratën e re.

27-vjeçari është pjesë e Benficas prej vitit 2016 dhe deri më tani ka regjistruar pothuajse 300 paraqitje në të gjitha garat. Këtë edicion, ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat.