Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fulhami kërkon mbrojtësin e Benficas

Mbrojtësi i krahut, Alejandro Grimaldo, mund ta vazhdojë karrierën në një prej ligave më të forta në Evropës. Fulhami është një prej klubeve që ka shprehur interesim për futbollistin spanjoll.

Grimaldo, pjesë e Benficas është prej vitit 2016. Ai është zhvilluar në akademinë e Barcelonës. Grimaldo, 27-vjeçar, në 49 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuuar me 14 asistime.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është rreth 25 milionë euro. Për mbrojtësin e krahut interesim kanë shprehur edhe Evertoni dhe Aston Villa.