Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle në garë për Grimaldon

Newcastle Unitedi është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut, Alejandro Grimaldo. “The Sun” raporton të hënën se Newcastle po insiston për transferimin e spanjollit 27-vjeçar, i cili është pjesë e skuadrës së Benficas.

Grimaldo në verë do të jetë lojtar i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin me ekipin portugez, pjesë e të cilit është prej vitit 2016.

Grimaldo këtë sezon po tregon formë të mirë, pasi ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar 8 herë në të gjitha garat për Benfican. Krahas Newcastle Unitedit, interesim për Grimaldon ka shfaqur edhe skuadra e Juventusit. Grimaldo ka edhe dy paraqitje për Përfaqësuesen e Spanjës.

Artikuj të ngjashëm