Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grimaldo do të rikthehet në Spanjë

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alejandro Grimaldo, ka gjasa të mëdha që edicionin e ardhshëm të luajë në La Liga.

“Diario AS” ka njoftuar të enjten se Grimaldo mund t’i bashkohet Real Sociedadit gjatë kësaj vere.

Mësohet se Sociedadi tashmë i ka bërë ofertë 27-vjeçarit, i cili në fund të edicionit do të mbetet lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Benfican.

Grimaldo në vitin 2016 u transferua te Benfica nga Barcelona B, ndërsa po kërkohet edhe nga shumë skuadra të tjera të Evropës.

Deri më tani, Grimaldo ka 6 gola e 14 asistime për Benfican në të gjitha garat këtë edicion.