Bayer Leverkuseni ka mposhtur konkurrencën e fortë për mbrojtësin e krahut të majtë, Alejandro Grimaldo.
Mediumet portugeze kanë njoftuar të hënën se Grimaldo ka zgjedhur ekipin gjerman për ta vazhduar karrierën, duke refuzuar ofertat nga Juventusi, Tottenhami e Borussia Dortmundi. Mësohet se spanjolli tashmë ka arritur marrëveshje me Leverkusenin, e cila do të bëhet zyrtare me të përfunduar edicioni aktual.
Mësohet se Grimaldo me Leverkusenin do të firmosë kontratë deri në vitin 2027 dhe do të ketë pagë vjetore prej 6 milionë eurosh.
27-vjeçari te Leverkuseni do të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me Benfican i skadon këtë verë. Grimaldo është pjesë e Benficas prej vitit 2016, ndërsa këtë edicion ka 7 gola e 15 asistime në të gjitha garat.