Arsenali duket se ka fituar garën për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, holandezit Jeremie Frimpong. “Sky Sports” ka shkruar të hënën se Arsenali ka mposhtur konkurrencën e fortë të Manchester Unitedit dhe Chelseat për futbollistin e Bayer Leverkusenit.
Thuhet se Arsenali ka pranuar të paguajë 40 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit, i cili është ndër më të dalluarit në pozitën e tij në kampionatin gjerman. Në 22 ndeshje të luajtura deri më tani, Frimpong ka 7 gola e 10 asistime kurse me Leverkusenin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Ai është pjesë e Leverkusenit prej vitit 2021, kur iu bashkua nga skuadra e Celticut.