Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në garë për Frimpongun

Jeremie Frimpong - Bayer Leverkusen

Arsenali është bërë skuadra e fundit që është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut, Jeremie Frimpong, ka bërë të ditur “Sky Sports”.

Arsenali po e rivalizon Real Madridin dhe Bayern Munichun për holandezin, i cili pritet të largohet në këtë afat kalimtar nga Bayer Leverkuseni.

Ekipi gjerman po kërkon të paktën 50 milionë euro për ta lënë të lirë Frimpongun, i cili pati paraqitje të mira edicionin e shkuar, në të cilin pati 9 gola e 11 asistime në të gjitha garat.

Frimpong iu bashkua Leverkusenit në fillim të vitit 2021 nga Celticu dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm