Pas largimit të Granit Xhakës, Florian Wirtzit, Jonathan Tahut dhe Jeremie Frimpongut, me skuadrën e Bayer Leverkusenit pritet të përshëndetet edhe Alejandro Grimaldo.
“Kur erdha te Leverkuseni i kisha të qarta synimet. Gjithmonë kam qenë i gatshëm për ta dhënë më të mirën. Synimi ishte për ta dhënë maksimumin, kudo që jam. E kam dhënë më të mirën për Leverkusenin dhe do të bëj njësoj edhe në të ardhmen. Por të gjithë kanë ambicie. Jam gati 30-vjeçar dhe do të doja ta provoja karrierën në Spanjë, të luaja në shtetin tim”, ka thënë 29-vjeçari të premten për “Kolner Stadt Anzeiger”.
Grimaldo iu bashkua Leverkusenit si futbollist i lirë nga Benfica në vitin 2023 dhe menjëherë u bë titullar dhe i rëndësishëm.
Me Leverkusenin, Grimaldo e fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë në edicionin e parë.
E fitoi edhe Superkupën e Gjermanisë.
Grimaldo ishte i suksesshëm edhe me Spanjën kur triumfoi në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar.
Ai ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2027.