Sport

Juventusi në garë me Leverkusenin për transferimin e Grimaldos

Alex Grimaldo - Benfica

Juventusi dhe Bayer Leverkuseni janë duke luftuar për transferimin e mbrojtësit të majtë të Benficas, Alex Grimaldo, raporton “Tuttomercatoweb”.

Juventusi po e kërkon Grimaldon si zëvendësim të Alex Sandros. Mirëpo, Leverkuseni synon të futet në garë për transferimin e spanjollit 27-vjeçar.

Grimaldo ka kontratë me Benfican deri në verën e këtij viti. Ai ishte transferuar te klubi portugez nga Barcelona B në janar të vitit 2016 me 2.1 milionë euro.