Juventusi ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Alejandro Grimaldo, ka njoftuar të shtunën “Calciomercato”.
Te Juventusi nuk janë të bindur nga braziliani Alex Sandro dhe po synojnë transferimin e Grimaldos nga Benfica deri në fund të afatit kalimtar të janarit.
Juventusi është i gatshëm të ofrojë rreth 20 milionë euro për Grimaldon, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës me Benfican që i skadon vitin e ardhshëm.
25-vjeçari si futbollist është zhvilluar në akademinë e Barcelonës kurse prej vitit 2016 është pjesë e Benficas.
Këtë edicion, ai ka një asistim në gjashtë paraqitje në të gjitha garat.