Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali dhe Newcastle interesohen për Grimaldon

Alejandro Grimaldo ka tërhequr vëmendjen e Arsenalit dhe Newcastlet, raporton “Sport Witness” të premten.

Juventusi po ashtu ka shprehur interesim për futbollistin e Benficas. Ai pritet të jetë në dispozicion të klubeve evropiane për më pak se dhjetë milionë euro në afatin kalimtar të janarit.

Spanjolli 26-vjeçar me klubin portugez ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Këtë edicion futbollisti i krahut ka kontribuar me një asistim në pesë ndeshje në elitën e futbollit portugez, ndërsa një gol e një asistim ka shënuar në xhiron e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm