Ekipi U17 i Shqipërisë ka shënuar dy fitore në po aq ndeshje miqësore të zhvilluara kundër Kosovës brenda dy ditëve. Pas disfatës 2:1 që e pësoi të shtunën, Kosova u mposht edhe në duelin e luajtur të hënën, por me rezultatin 3:1.
Të dyja ndeshjet janë luajtur në Shqipëri, saktësisht në stadiumin “Kukës Arena”. Golat e fitores së dytë për Shqipërinë, i realizuan Xheto Joi Nuredini dhe Marias Gici që shënoi dy herë. Rezultati u zhbllokua në fillim të ndeshjes, saktësisht në minutën e 5-të, nëpërmjet Nuredinit.
Edhe dy golat tjerë, Shqipëria i shënoi në pjesën e parë. Në minutën e 20-të, Gici e dyfishoi epërsinë, përpara se ta vulos rezultatin përfundimtar në minutën e 37-të.
Në pjesën e dytë, Kosova arriti të shënoj golin e nderit nëpërmjet Maksutajt në minutën e 76-të. Këto miqësore ishin të fundit për Shqipërinë U17, në prag të kualifikimeve të “Euro 202”4 për këtë grupmoshë.
Kuqezinjtë janë pjesë e grupit 5 me Portugalinë, Çekinë dhe Malin e Zi. Ndeshjet do të zhvillohen në më 15-21 nëntor të këtij viti në Portugali.