Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futboll, Shqipëria U17 mposht Suedinë

Shqiperia U-17

Përfaqësuesja U17 e Shqipërisë i ka startuar me fitore kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. Shqipëria, të enjten triumfoi ndaj Suedisë 3:1, me përmbysje të rezultatit. Kjo ndeshje i takon Grupit 7 të kualifikimeve, të cilin e përbëjnë edhe Uellsi e Kroacia.

Shqipëria ishte në disavantazh prej minutës së 14-të kur për Suedinë realizoi Allen Smajiq. Mirëpo, futbollistët e rinj të Shqipërisë nuk u dorëzuan dhe reaguan me tri gola, dy prej të cilëve i shënuan në pjesën e dytë. Dean Vraniqi (29’, 81’) shënoi dy gola, ndërsa golin tjetër për Shqipërinë e realizoi Klaus Kashari (73’). Pas ndeshjes me Suedinë, Shqipëria do të përballet me Kroacinë të dielën, ndërsa dueli i fundit në grup do të jetë më Uellsin (26 tetor).

Të dy ndeshjet do të luhen prej orës 13:00.