Futboll

Shqipëria U17 barazon me Holandën në nismë të kualifikimeve

Shqipëria U-17

Futbollistët e Shqipërisë U17 kanë barazuar 1:1 me Holandën në ndeshjen hapëse të raundit të parë të kualifikimeve për Evropianin 2026. Ndeshje u zhvillua në Kotoriba të Kroacisë, ku edhe zhvillohet turneu i grupit 8.

Holanda kaloi në epërsi në minutën e 11-të, ndërsa golin e barazimit për Shqipërinë e shënoi Dion Vata në minutën e 52-të,

Shqipëria e luan të premten kundër Kroacisë ndeshjen e dytë, kurse duelin e fundit e ka ndaj Kazakistanit më 17 nëntor.

Përfaqësuesja e Kosovës U17 i mbylli kualifikimet për Evropianin e vitit të ardhshëm që organizohet në Estoni me tri disfata rresht.