Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistet e Kosovës U17 mposhtin Gjeorgjinë

Pas barazimit pa gola me Armeninë, futbollistet e Kosovës U17 kanë fituar në ndeshjen e dytë të turneut kualifikues për Evropianin “Suedia 2024”, në Grupin B1 të Ligës B.

Kosova U17 të premten fitoi me rezultatin 2:0 përballë Gjeorgjisë, me dy gola të shënuar në pjesën e parë.

Mirjeta Januzi realizoi nga distanca në minutën e pestë të ndeshjes, pas reagimit jo të mirë të portieres kundërshtare.

Ndërkohë, Riga Kallaba në minutën e katërt të shtesës në pjesën e parë, shënoi nga penalltia.

Në grupin e Kosovës është edhe Maqedonia e Veriut.

Kosova është nikoqire e këtij grupi.

Ndeshjen e fundit në grup, Kosova e zhvillon kundër Maqedonisë së Veriut më nëntë tetor, nga ora 12:00, ndërsa do të jetë ndeshje vendimtare për vendin e parë.

Artikuj të ngjashëm