Futbollistet e grupmoshës U17 të Kosovës kanë pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë në Grupin 2 të Ligës A për kualifikim në Evropianin 2024.
Pas disfatës 5:0 nga Finlanda, futbollistet e drejtuara nga selektorja Sanije Krasniqi, humbën edhe nga Portugalia U17 të shtunën me rezultatin 1:0.
Rita Melo e ka shënuar golin e fitores dhe kualifikimit në Evropian, në minutën e 64-t.
Pas tre ditësh, Kosova U17 e luan ndeshjen e fundit ndaj Islandës.