Futbollistet e Përfaqësueses U17 të Kosovës kanë fituar ndaj atyre të Shqipërisë me rezultatin 3:1 të mërkurën. Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” i takoi raundit të parë kualifikues për Evropianin 2025.
Golin e parë për Kosovën e shënoi Albonita Statovci në minutën e 29-të nga penalltia, kurse në minutën e 41-të, Kosova shënoi edhe golin e dytë. Adela Sinani shënoi për 2:0, derisa në minutën e 79-të, Kosova shënoi për 3:0 nëpërmjet Blerta Asllanajt. Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Refjona Luari.
Në minutën e 52-të, Shqipëria mbeti me një lojtare më pak në fushë. Emili Deliallisi u përjashtua pas kartonit të kuq.
Në grup me Kosovën dhe Shqipërinë është edhe Izareli. Kosova të shtunën në stadiumin “Niko Dovana” luan kundër Izraelit.