Futboll

Kosova U17 barazon me Izraelin

Kosova U17

Futbollistet e Kosovës U17 kanë barazuar të shtunën në ndeshjen e dytë të Grupit B4 të Ligës B.

Kosova U17 dhe Izraeli U17 barazuan 1:1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, dhe ishte e rëndësishme për avancim në Ligën A, por edhe për kualifikimet për “Euro 2025”.

Golin për Kosovën e shënoi Olsa Maqastena në minutën e 73-të. Megjithatë, futbollistet e drejtuara nga selektorja Sanije Krasniqi, pranuan gol në minutën e 89-të.

Me këtë barazim, Kosova udhëheqë në grupin B4 me katër pikë, ndërsa Izraeli e ka një pikë në vendin e dytë. Shqipëria është e fundit pa pikë.

Kualifikimi i Kosovës në Ligën A do të varet nga rezultati i ndeshjes Shqipëria – Izraeli.