Shqipëria ka shënuar fitore të rëndësishme dhe ka bërë hapin e madh drejt Evropianit të vitit të ardhshëm. Kuqezinjtë mposhtën 3:0 Republikën Çeke në duelin direkt për pozitën e parë të Grupit E kualifikues.
Falë fitores së katërt nga gjashtë ndeshje, Shqipëria prin dukshëm si lider me 13 pikë të tubuara, duke lënë prapa Poloninë me nëntë pikë. Çekia ka tetë pikë, aq sa ka edhe Moldavia në dy pozitat pasuese.
Në dy ndeshjet e ardhshme, Shqipëria i shkon Moldavisë dhe i pret Ishujt Faroe. Një fitore do të mjaftonte për kualifikim në Evropian.

Artikuj të ngjashëm