Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çekia fiton dhe shtyn festën e Shqipërisë

Republika e Çekisë ka fituar përballë Ishujve Faroe në ndeshjen kualifikuese të Evropianit të vitit të ardhshëm.

Çekia të dielën mbrëma fitoi në “Doosan Arena” të Plzenit me rezultatin 1:0 dhe e ka shtyrë festën dhe kualifikimin e Shqipërisë në “Euro 2024”.

Mesfushori Tomas Soucek e shënoi golin e vetëm në ndeshje. Futbollisti i West Hamit realizoi nga penalltia në minutën e 76-të.

Republika e Çekisë pas gjashtë ndeshjeve ka 11 pikë në Grupin E.

Ishujt Faroe mbesin me një pikë.

Shqipëria prin në grup me 13 pikë. I duhet një fitore nga dy ndeshjet që do t’i zhvillojë në nëntor për ta siguruar biletën në Evropian. Luan ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Artikuj të ngjashëm