Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Republika e Çekisë mposht Poloninë e Lewandowskit

Republika e Çekisë shënoi dy gola brenda tre minutash dhe e mbylli thuajse çështjen e fituesit në duelin përballë Polonisë.

Çekët të premten mbrëma fituan me rezultatin 3:1 në ndeshjen e parë kualifikuese të Evropianit, në kuadër të Grupit E.

Ladislav Krejci në fillim të ndeshjes, dhe Tomas Cvancara në minutën e tretë realizuan dy golat e para.

Jan Kuchta shënoi për 3:0 në minutën e 64-t.

Polakët realizuan në minutën e 87-të për 3:1, nëpërmjet Damian Szymanskit.

Edhe Meksika bindëse, eliminohet Çekia Botërori 2026 1 muaj më parë Meksika bindëse, eliminohet Çekia

Në duelin tjetër të këtij grupi, Moldavia dhe Ishujt Faroe barazuan me rezultatin 1:1.

Në këtë grup është edhe Shqipëria.