Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Polonia barazon dhe nuk kualifikohet

Polonia dhe Robert Lewandowski nuk janë kualifikuar në Kampionatin Evropian përmes kualifikimeve të rregullta.

Të premten mbrëma në Varshavë, Polonia luajti vetëm 1:1 me Çekinë. Për Poloninë ishte ndeshja e fundit në kuadër të Grupit E, ku Shqipëria udhëheq me 14 pikë. Çekia është e dyta me 12 pikë dhe vazhdon të mbetet në garë. Ndërkohë Polonia është e treta me 11 pikë dhe nuk mund të kualifikohet. Por mund të ketë një rast përmes plejofit.

Moldavia është e katërta me dhjetë pikë dhe mbetet në garë.

Shqipëria siguroi të premten kualifikimin, pas barazimit me Moldavinë. Bileta e dytë nga Grupi E do të përcaktohet në ndeshjen mes Çekisë dhe Moldavisë, që zhvillohet në Olomouc, të hënën prej orës 20:45.

Në ndeshjen e së premtes, Jakub Piotrowski kaloi në epërsi 1:0 Poloninë në minutën e 38-të. Për 1:1 shënoi Tomash Soucek në minutën e 49-të. Ndeshja ishte dramatike, por gola të tjerë nuk u shënuan.