Polonia ka shënuar fitore të rëndësishme për kualifikim në “Euro 2024”. Polakët, që janë në Grupin E, të enjten mbrëma fituan 2:0 ndaj Ishujve Faroe, falë dy golave që i shënoi Robert Lewandowski në pjesën e dytë.
Lewandowski realizoi në minutën e 73-të nga penalltia për 1:0, ndërsa golin e dytë e shënoi shtatë minuta para fundit.
Ishte fitorja e dytë e Polonisë që tani ka gjashtë pikë dhe zë pozitën e tretë. Moldavia është në pozitën e katërt me pesë pikë, kurse Ishujt Faroe në vendin e fundit kanë një pikë.
Republika e Çekisë i prinë grupit me tetë pikë, një më shumë se Shqipëria.