Moldavia e ka shënuar fitoren e dytë në Grupin E të kualifikimeve për Euro 2024.
Të dielën mbrëma, Moldavia fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Ishujve Faroe. Golin e vetëm e shënoi Vadim Rata në minutën e 53-të.
Në grupin ku bënë pjesë edhe Shqipëria, Moldavia i ka tetë pikë dhe futet në garë për kualifikim. Ishujt Faroe mbesin me vetëm një pikë dhe tashmë janë thuajse pa gjasa.
Moldavët më herët kanë fituar edhe ndaj Polonisë.