Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kroacia mposht Ishujt Faroe dhe siguron biletën e Botërorit

Kroacia

Kroacia është përfaqësuesja e radhës evropiane që siguron kualifikimin në Kupën e Botës në futboll.

Kroacia të premten mbrëma fitoi 3:1 në Rijekë ndaj Ishujve Faroe. Një xhiro para fundit të kualifikimeve, Kroacia i ka 19 pikë në Grupin L, gjashtë më shumë se Çekia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përfaqësuesja e Ishujve Faroe e përfundoi garën kualifikuese me 12 pikë dhe nuk ka gjasa të dal në vendin e dytë. Vendi i dytë do t’i takojë Çekisë që një ndeshje para fundit i ka 13 pikë.

Ishujt Faroe kaluan në epërsi në minutën e 16-të me golin e Geza David Turit.

Për 1:1 shënoi Joshko Gvardiol në minutën e 23-të.

Petar Musa në minutën e 57-të dhe Nikola Vlashiq në minutën e 70-të shënuan golat për fitoren e Kroacisë.

Të hënën janë ndeshjet Çekia – Gjibraltari dhe Mali i Zi – Kroacia.

Ishujt Faroe janë në vendin e tretë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Mali i Zi fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Gjibraltarit.

Mali i Zi i ka nëntë pikë në vendin e katërt, ndërsa Gjibraltari mbetet pa pikë.