Pesë gola i ka shënuar Kroacia në përballjen kundër Çekisë të hënën mbrëma, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Kroacia mposhti në shtëpi Çekinë me rezultatin 5:1, në ndeshjen që i takoi Grupit L.
Andrej Kramariq shënoi golin e vetëm në pjesën e parë. Shpejtë çekët në pjesën e dytë barazuan rezultatin me golin e shënuar nga Tomash Souçek. Ai realizoi në minutën e 58-të, por epërsinë e dytë kroatëve ia siguroi kapiteni Luka Modriq. Ai shënoi nga penallti për 2:1 në minutën e 62-të. Gjashtë minuta më vonë Ivan Perishiq shënoi për 3:1, kurse golin e pestë për kroatët e shënoi Ante Budimir në minutën e 72-të. Ai realizoi nga penalltia.
Për Kroacinë ishte fitorja e dytë nga dy ndeshje të zhvilluara, kurse lidere mbetet Çekia me nëntë pikë nga katër ndeshje.
Mali i Zi është në vendin e dytë me gjashtë pikë nga tri ndeshje, kurse Ishujt Faroe në vendin e katërt me tri pikët e fituara të hënën. Ishujt Faroe, që kanë luajtur tri ndeshje, e mposhtën Gjibraltarin me rezultat 2:1.