Futboll

Kroacia e “shkatërron” Gjibraltarin

Kroacia

Përfaqësuesja e Kroacisë në futboll të premten mbrëma e ka mposhtur shumë thellë Gjibraltarin me rezultatin 7:0. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës që mbahet në vitin e ardhshëm. 

Mario Pashaliq realizoi për 1:0 në minutën e 28-të. Dy minuta më pas, Ante Budimir, e shënoi golin e dytë. 

Golin e tretë dhe të katërt i shënoi Franjo Ivanoviq në minutën e 60-të dhe të 63-të. 

Ivan Perishiq në minutën e 73-të realizoi për 5:0 kurse dy golat e fundit i shënoi Andrej Kramariq në minutën e 77-të dhe të 80-të. 

Për Kroacinë kjo ishte ndeshja e parë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës. Ndërkohë për Gjibraltarin ishte ndeshja e tretë. 

Së bashku me Kroacinë dhe Gjibraltarin në Grupin L është edhe Çekia, Mali i Zi dhe Ishujt Faroe.