Polonia ka shënuar fitore 2:0 ndaj Ishujve Faroe të enjtën mbrëma në udhëtim, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm.
Polakët shënuan nga një gol në secilën pjesë, për fitoren 2:0 në kuadër të Grupit E kualifikues.
Sebastian Szymanski në minutën e katërt dhe Adam Buksa në minutën e 65-të, shënuan golat e fitores.
Polonia në Grupin E ka nëntë pikë në vendin e dytë në gjashtë ndeshje, një më shumë se Çekia dhe Moldavia, që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.
Ishujt Faroe në vendin e fundit kanë një pikë.
Grupit i prinë Shqipëria me 13 pikë.