Sport

Çekia me fitore bindëse ndaj Ishujve Faroe

Çekia ka shënuar fitore bindëse ndaj Ishujve Faroe. Të shtunën mbrëma në Torshavn, Çekia fitoi me rezultatin 3:0. Ndeshja i ka takuar Grupit E të eliminatoreve për Euro 2024. Në këtë grup është edhe Shqipëria.

Ladislav Krejci shënoi golin e parë në minutën e 15-të. Dy golat tjerë i realizoi Vaclav Cerny. Ai shënoi në minutën e 44-t dhe në minutën e 75-të.

Çekia udhëheq në grup me shtatë pikë nga tri ndeshje. Ishujt Faroe mbeten në vendin e fundit me një pikë nga dy ndeshje.