Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Polonia rrezikon kualifikimin, ndalet në barazim

Polonia nuk ka arritur ta fitojë më shumë se një pikë përballë Moldavisë. Ndeshja Poloni – Moldavi u zhvillua të dielën. Ndeshja e Grupit E përfundoi baras, 1:1.

Ion Nicolaescu kaloi Moldavinë në epërsi në minutën e 25-të, ndërsa polakët barazuan rezultatin nëpërmjet Karol Swiderskit në minutën e 53-të.

Polonia mbetet në vendin e tretë me dhjetë pikë nga shtatë ndeshje, kurse Moldavia në vendin e katërt me nëntë pikë nga gjashtë ndeshje. Shqipëria është lidere me 13 pikë nga gjashtë ndeshje, derisa Çekia në vendin e dytë me 11 pikë.

Polonia ka edhe një ndeshje. Do të luajë kundër Çekisë. Por edhe nëse fiton, për t’u kualifikuar, Çekia s’duhet të fitojë ndaj Moldavisë më pas.