Çekia ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Të martën mbrëma në Pragë, çekët fituan 3:2 ndaj Ukrainës.
Pavel Shulc shënoi për 1:0 në të mirë të Çekisë në minutën e 21-të. Vladyslav Vanat barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 37-të.
Shulc shënoi tjetër gol për çekët në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Tomash Souçek shënoi për 3:1 në minutën e 80-të. Realizoi nga penalltia. Ukrainasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan rezultatin në 3:2 në minutën e 84-t, kur shënoi Heorhiy Sudakov. Por shifrat më nuk ndryshuan.
Në Grupin 1B të Ligës së Kombeve, Çekia renditet e treta me tri pikë, sa i ka edhe Shqipëria në pozitën e dytë. Ukraina mbetet pa pikë. Tri ditë më parë Ukraina pësoi 2:1 nga Shqipëria, ndërsa Çekia pësoi 4:1 nga Gjeorgjia.